Kjo është gjendja e stadiumit “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë-Azerbajxhan

  • 20 November 2018 - 18:11
Kjo është gjendja e stadiumit “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë-Azerbajxhan

Kosova sonte do ta luajë ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Pak para ndeshjes duket se fusha e stadiumit është në një gjendje shumë të mirë dhe gjithçka është gati që ndeshja të zhvillohet.

Brenda stadiumit tashmë shihet se janë vendosur shumica e panove të “Dardanëve”, derisa në orën gjashtë pritet që të fillojë edhe hyrja e shikuesve në tribuna.

Temperaturat janë duke u sillur në rreth 10 gradëq Celsius kurse gjatë ndeshjes ato do të jenë rreth 8 gradë, që janë ideale për një ndeshje futbolli, edhe pse priten të reshura të shiut në këtë kohë.

Kosova kalon tutje në Ligën C me dy rezultate, edhe me barazim edhe me fitore. Por, nëse barazojmë atëherë do të përballet me Gjeorgjinë në gjysmëfinale, ndërkaq nëse fitojmë më dy gola epërsi do të luajmë kundër Maqedonisë po ashtu në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

 

(Kosova Sot)