SPEKTAKULARE:KOSOVA deklason AZERBAJXHANIN me rezultat 4 me 0

  • 20 November 2018 - 22:38
SPEKTAKULARE:KOSOVA deklason AZERBAJXHANIN me rezultat 4 me 0

Në një atmosferë impozante në stadiumin "Fadil Vokrri" midis Prishtine, Kosova ka triumfuar kundrejt Azerbajxhanit me rezultat 4 me 0, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Me të filluar ndeshja, në minutën e dytë, futbollisti Arbër Zeneli tund rrjetën kundërshtare, për rezultat 1 me 0, që e përmbylli edhe pjesën e parë.
E pesë minuta pasi filloj pjesa e dytë, super Arbër Zeneli shënon edhe golin e dytë, për ta ndezur edhe më atmosferën.
Kjo atmosferë nuk ndaloj, por u elektrizua edhe me golin e tretë të Amir Rrahmanit, në minutën e 66'.

E kulmoi me hetrikun e Arbër Zenelit, në minutën e 77', ku për herën e tretë e tundi rrjetën e Azerbajxhanit, për rezultat 4 me 0.

Me këtë paraqitje kombëtarja e Kosovës dëshmoj edhe njëherë, formën e saj të shkëlyqer, duke qenë lidere e Grupit 3 në Ligën D.

Image

 

(Kosova Sot)