Challandes: Ju thashë lojtarëve të luajnë si gladiatorë

  • 20 November 2018 - 23:33
Challandes: Ju thashë lojtarëve të luajnë si gladiatorë

Pas ndeshjes është deklaruar edhe trajneri Bernard Challandes i cili ka thënë se sonte skuadra luajti shumë mirë dhe e meritoj fitoren

Challandes ka thënë se sonte ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe se Kosova e fitojë atë.

“Mendoj se ishte një ndeshje shumë e rëndësishme sepse ne fituam dhe u kualifikuam në gjysmëfinale. Si skuadër jemi ngritur shumë në cilësi dhe kemi ecur përpara”, ka thënë ai

Challandes mendon se përpos anës taktike dhe teknike ai i ka thënë lojtarëve të Kosovës eëdhe një gjë para ndeshjes.

“Ju thashë se duhet të luajmë msi gladiator. Ishte një fitores si skuadër, ku mbrojtësit ndihmuan mesfushën dhe sulmin e ku sulmi ndihmoj po ashtu mbrojtjen dhe sulmuesin”.

Në fund Challandes ka thënë se do të vazhdojë që të luajë futboll të bukur. 

 

(Kosova Sot)