Zvicra në grup me Kosovë, ja çfarë thotë Challandes

  • 21 November 2018 - 19:18
Zvicra në grup me Kosovë, ja çfarë thotë Challandes

Më 2 dhjetor pritet që të hidhet shorti për grupe për kualifikimet në Euro 2020, derisa njëri prej kundërshtarëve të mundshëm të Kosovës është edhe Zvicra

Mirëpo, i pyetur për këtë, trajneri Bernard Challandes ka thënë se do ta harronte vendin e tij dhe do të mendonte si të fitonte.

“Jam trajner i Kosovës dhe do të harroj Zvicrën në këtë situatë. Do të ishte motivim i madh dhe shumë ngazëlluese nëse luajmë kundër Zvicrës”, ka deklaruar Challandes për media.

Kosova e përfundoi këtë vit pa asnjë humbje në Ligën e Kombeve duke i dhënë një mundësi të dytë vetes për kualifikim në Euro 2020.

Kosova mund të luaj edhe kundër edhe kundër Shqipërisë pas tërheqjes së shortit për Euro 2020 që do të tërhiqet më 2 dhjetor në Dublin të Republikës së Irlandës. 

 

(Kosova Sot)