Barcelona duhet t’ia paguajë Liverpoolit 250 milionë euro për ta transferuar Salahun

  • 22 November 2018 - 11:08
Barcelona duhet t’ia paguajë Liverpoolit 250 milionë euro për ta transferuar Salahun

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, do t’i kushtojë Barcelonës 250 milionë euro, nëse katalonasit duan ta blejnë atë para vitit 2021, për shkak të marrëveshje së arritur mes dy klubeve.

Nëse Barcelona dëshiron ta transferojë ndonjë lojtar të Liverpoolit para vitit 2021, do të detyrohet të paguajë 100 milionë euro më shumë se çmimi aktual për atë lojtar, për shkak të marrëveshjes që kanë këto dy klube.

Kjo marrëveshje ishte arritur mes dy klubeve gjatë afatit kalimtar të janarit këtë vit, kur katalonasit arritën ta transferojnë yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinhon, për 140 milionë euro.

Në marrëveshje, e cila u publikua fillimisht nga Cadena Ser, theksohet se nëse Barcelona dëshiron ta blejë ndonjë lojtar të Liverpoolit para vitit 2021, ata duhet të paguajnë 100 milionë euro më shumë se çmimi aktual.

Klubi anglez dëshironte të sigurohej se katalonasit nuk do të kërkonin më të transferonin lojtarë të tyre. Për ta arritur këtë gjë, ata e futën një klauzolë në marrëveshjen për transferimin e Coutinhos, ku Barcelonës iu ndalua të kërkonte lojtarë të klubit anglez për tri vitet e ardhshme.

Liverpooli kishin pësuar edhe më parë nga interesimi i Barcelonë për yjet e skuadrës së tyre, pasi që qendërsulmuesi uruguaian, Luis Suarez, ishte transferuar në Spanjë në vitin 2014, pasi që sezonin e fundit me Liverpoolin, nuk kishte arritur ta fitonte për pak titullin e Premierligës.

Skuadra aktuale e Liverpoolit përbëhet nga shumë lojtarë të talentuar të cilët do të mund ta përmirësonin në skuadrën e Barcelonës, dy prej më të kërkuara janë Roberto Firmino dhe Virgil van Dijk. 

 

(Kosova Sot)