Gervinho: Më ka munguar Italia

  • 22 November 2018 - 11:10
Gervinho: Më ka munguar Italia

Sulmuesi i Parmas, Gervinho, e ka pranuar se i ka munguar Italia gjatë kohës sa luante në Kinë.

Gervinho ishte lojtar i Romës për dy stinore e gjysmë para se të transferohej në Hebei China Fortune, mirëpo u rikthye në Serie A gjatë verës.

“Më ka munguar shumë Italia”, ka thënë Gervinho.

“Futbolli në Itali tani është më konkurrues dhe teknikisht më mirë. Mendoj se Juventusi do ta fitojë titullin përsëri”.

“Kam një kontratë deri në vitin 2021 dhe dua ta respektojë. Jam shumë i lumtur këtu”.

Në tetë paraqitjet e tij në Seria këtë stinor, Gervinho i ka shënuar katër gola. 

 

(Kosova Sot)