Mesfushori i Barcelonës: Shpresoj se Neymari do të kthehet

  • 22 November 2018 - 12:06
Mesfushori i Barcelonës: Shpresoj se Neymari do të kthehet

Mesfushori i Barcelonës, Carles Alena, e ka mbështetur iniciativën për ta kthyer Neymarin përsëri në klubin katalonas, duke thënë se ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë dhe askush nuk mund t’ia mbyll atij derën.

Braziliani u largua sezonin e kaluar nga Barcelona për 222 milionë euro dhe iu bashkua skuadrës së Paris Saint-Germainit. Por, përkundër largimit të tij, ai nuk i ka ftohur marrëdhëniet me ish-bashkëlojtarët e tij në Barcelonë, pasi që shpeshherë shkon për t’i vizituar ata.

Faktori kryesor që ndikon në kthimin e brazilianit është dëshira e brazilianit për t’u kthyer në Spanjë dhe Barcelona është në dijeni për këtë gjë. Edhe drejtuesit e klubit edhe lojtarët e dinë se Neymar dëshiron të kthehet, dhe ata janë të lumtur ta bëjnë këtë gjë realitet.

Marca ka raportuar se ylli brazilian iu ofrua Barcelonës verën që lamë pas. Por, raportohet se ai i ishte ofruar edhe Real Madridit, pasi që presidenti i klubit, Florentino Perez, është shumë i dhënë pas yllit të Paris Saint-Germainit.

Megjithatë, i gjithë ky transferim varet nga PSG-ja dhe duket se ata nuk janë të gatshëm ta shesin yllin e skuadrës së tyre. Nëse Neymari kthehet në Spanjë, atëherë Barcelona do të duhet t’i shpenzojë 222 milionë euro për të.

“Në fund, Neymari është njëri nga futbollistët më të mirë në botë dhe është e qartë se askush nuk mund t’ia mbyll derën atij nëse dëshiron të kthehet. Por, kjo është diçka që ai duhet ta vendosë dhe nëse ai dëshiron të kthehet në Barcelona, ne do të ishim shumë të lumtur”, ka thënë Alena.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm, me një talent unik dhe ai do ta përmirësonte Barcelonës dhe çdo lojtar të skuadrës”. 

 

(Kosova Sot)