Kosova në Euro 2020, vjen reagimi i mediave serbe

  • 02 December 2018 - 14:08
Kosova në Euro 2020, vjen reagimi i mediave serbe

Përfaqësuesja e Kosovës tashmë i ka mësuar kundërshtarët e saj për në fazën e grupeve për Kampionatin Evropian, Euro 2020.

Anglia, Çekia, Mali i Zi, Bullgaria janë kundërshtarët e Kosovës për këtë fazë që dërgon në Euro 2020.

E në lidhje me këtë, kanë reaguar edhe mediat serbe, të cilat nuk e kanë harruar faktin se Kosova ka marrë pjesë për herë të parë në këtë fazë për Kampionatin Evropian.

”Mali i Zi është në grup me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Kosovën”, shkruan mediumi serb, B92.

Ndërsa, Telegraf.rs shkruan: ”Serbia ishte me fat në short, Mali i Zi luan me ashtu të quajturën, Kosovë!”. ”Natyrisht, ndeshja më interesante e Grupit A është se Mali i Zi luan ndaj Kosovës, ku janë edhe Anglia e Çekia”.

Kurse, Blic.rs ka shkruar: ”Serbia është renditur në vazon e tretë, kështu që nuk ka mundur të luajë me të ashtu quajturën, Kosovë”.

(Kosova Sot)