Tronditet bota e sportit të boksit, ish-kampioni i botës vdes në moshën 47-vjeçare

  • 04 December 2018 - 14:52
Tronditet bota e sportit të boksit, ish-kampioni i botës vdes në moshën 47-vjeçare

Ish-kampioni i botës në peshat super të mesme në boksin profesionist, Markus Beyer, ka vdekur në moshën 47-vjeçare.

Beyer vdiq në një spital të Berlinit pas një beteje të shkurtër me një sëmundje të rëndë, njofton familja e tij.

Ish-trajneri i tij, Ulli Wegner, ka thënë se nuk ka fjalë ta përshkruajë dhimbjen për humbjen e një njeriu të mirë si Beyer.

“Nuk mund ta përshkruajë me fjalë atë që e ndiej. Të gjithë e dinë se ai ishte atleti im i preferuar dhe mbi të gjitha një njeri i mirë”, tha Wegner.

Beyer boksoi për herë të fundit në vitin 2008 dhe nga 2015-ta punoi si analist i boksit në televizionin gjerman MDR. 

 

(Kosova Sot)