“Nënshkrimi me Guenduezi, sinjali që Arsenal i madh po kthehet” - Sport - Kosova Sot
“Nënshkrimi me Guenduezi, sinjali që Arsenal i madh po kthehet”

“Nënshkrimi me Guenduezi, sinjali që Arsenal i madh po kthehet”

Mesfushori i ri ka tejkaluar pritjet prej që ka ardhur në Angli nga Lorient në korrik

Shefi i prurjeve dhe transferëve në Arsenal, Sven Mislintat beson se nënshkrimi me Matteo Guendouzi  në korrik i tregoj botës së “Arsenali i vjetër po kthehet”.

Guendouzi, (19) erdhi në Emirates për një shumë të panjohur në korrik, derisa shumë prisnin që francezi i ri do të kalonte shumicën e kohës duke luajtur për skuadrën U23.

Megjithatë, mesfushori kishte startuar në të gjitha ndeshjet parasezonale nga Unai Emery derisa ka pasur edhe paraqitje me Arsenalin, 19 deri me tani.

Ish skauti i Dortmundit, Mislintat ka thënë se për herë të parë e ka parë Guendouzin duke luajtur për Lorien në Ligue 1 dhe besonte se nënshkrimi me të do ti tregonte botës që Arsenali tani do ti jep të rinjve hapësirë dhe do të bëj magjinë që të tjerët nuk e bënë.

“E pashë atë duke luajtur në Lorient kur klubi ishte në Ligue 1”, tha Mislintat për Die Zeit.

“Më pëlqen ky klub, gjithmonë ka lojtarë interesant aty”.

“Guendouzi kishte tërhequr vëmendjen me flokët e tij të gjata dhe personalitetin e tij por interesi i im ishte të dijë dobësitë e lojtari. A mund ta ndalin atë?”.

“Matteo vraponte pa ndal në tërë fushën edhe pa top, por për mua kjo gjë do të rregullohej: është çështje kohe kur do ta ndal këtë shprehi”.

“Për ne, transferi i këtij 18 vjeçari ishte një sinjal i rëndësishëm që ti tregojmë botës: Arsenali i vjetër po kthehet, Arsenali që ju jep mundësi reale lojtarëve të mirë”. 

 

(Kosova Sot)

21 orë e 48 minuta më parë
13/12/18