Solari: Jam shumë i lirë për Iscon

  • 06 December 2018 - 22:21
Solari: Jam shumë i lirë për Iscon

Pas skuadra e Real Madridit e deklasoi Melillan në stadiumin “Santiago Bernabeut” në ndeshjen e dytë të Kupën e Mbretit për të shkuar në 1/8 e finales, trajneri Santiago Solari e ka lavdëruar paraqitjen e tij.

Ish mesfushori i Malagas ka startuar nën Solarin për herë të parë duke qenë kapiten.

“Jam shumë i lumtur për Iscon”, ka thënë ai për gazetarët.

“Me vjen shumë keq që ai e humbi një gol në pjesën e parë, sepse do të ishte një gol i bukur”.

“Jam po ashtu i lumtur për Asension, i cili shënoi dy gola, kurse Vinicius, i cili po ashtu shënoi një”.

Përveç rezultatit, ishte lehtë të shohim pse trajneri është kënaqur sonte me nivelin e kësaj paraqitje.

“Ndeshje bëri që ne të shohim përkushtimin e shumë lojtarëve të cilët ata e kanë”, ka vazhduar ai.

“Ne ishim solid, bëm sulme të mëdha dhe jam i kënaqur edhe me debutimet e Fidalgo, Fran Garcia dhe golin e Javi Sanchezit".

Edhe pse Kupa e Klubeve për Botëror është në horizont, Solari ka disa shqetësime.

“Nuk kemi kohë për të mendojmë për të dhe ne nuk e dimë kush do të jetë në këtë garë”, ka shtuar ai.

“Ne do të fokusohemi në ndeshjet e tashme, sepse Botërori i Klubeve është ende larg, para tyre është Huesca, CSKA, Raya Vallecanon...”. 

 

(Kosova Sot)