Shaqiri e feston me shqiponjë triumfin e Liverpoolit

  • 08 December 2018 - 19:17
Shaqiri e feston me shqiponjë triumfin e Liverpoolit

Xherdan Shaqiri i është gëzuar duke festuar me shqiponjë triumfit të Liverpoolit 3-1 ndaj Burnlyt këtë mesjavë në Premierligë, në të cilën edhe kosovari i Zvicrës luajti rol të rëndësishëm duke u regjistruar në listën e golashënuesve

Liverpooli fitoi 3-1 në udhëtim, me Xherdan Shaqirin që ishte titullar dhe e shënoi golin e tretë në këtë takim.

Shaqiri nuk festoi në formën e zakonshme duke bërë shqiponjën me duar, për çka njihet më së miri gjatë ndeshjes Zvicër –Serbi verën që lamë pas në Kupën e Botës. Shaqa festoi këtë herë duke e postuar figurën e shqiponjës në një postim në llogarinë e tij në Instagram.

 

(Kosova Sot)