Edhe Lionel Messi në “Bernabeu” për superclasicon River Plate – Boca Juniors

  • 09 December 2018 - 20:31
Edhe Lionel Messi në “Bernabeu” për superclasicon River Plate – Boca Juniors

Në prag të finales së madhe mes River Plate dhe Boca Juniors që do të zhvillohet sonte në “Santiago Bernabeu” prej orës 20:30 në kuadër të ndeshjes së dytë të finales Copa Libertadores është parë edhe Messi në stadium.

Ylli argjentinas ka vendosur që ta shikojë këtë ndeshje nga afër dhe në fotografi duket se ai është me djalin e tij në stadiumin e Real Madridit.

Takimi i parë në “Bombonera” u mbyll në barazim 2-2, ku për Bocan shënuan Abila dhe Benedetto, ndërkohë River barazoi dy herë rezultatin me anë të Prattos dhe një autogol të Izquierdoz.

Kujtojmë se ndeshja kthyese në stadiumin e River Plates ishte anuluar pasi tifozët e kësaj skuadre kishin sulmuar autobusin e skuadrës së Bocas teksa po futej në stadium Antonio Vespucio Liberti. 

 

(Kosova Sot)