Arsenali do ta shesë Ozilin në janar, Interi pas tij

  • 09 December 2018 - 20:54
Arsenali do ta shesë Ozilin në janar, Interi pas tij

Arsenali është duke e konsideruar që ta shesë Mesut Ozilin për 30 milionë euro gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori gjerman nuk po mundet ta gjej vetën në formacionin e Unai Emerys në javët e fundit.

Interi është i interesuar për shërbimet e tij dhe momentalisht është favorit për ta transferuar ish-lojtarin e Real Madridit.

Agjenti i Ozil pritet të fillojë bisedimet me klubin italian gjatë javës që vjen.

Ozil nuk luan që pesë ndeshje për skuadrën londineze, pasi ka dhimbje në shpinën e tij.

 

(Kosova Sot)