Leonardo tregon se a do të transferohet Ibrahimovic në Milan

  • 09 December 2018 - 23:58
Leonardo tregon se a do të transferohet Ibrahimovic në Milan

Drejtori sportiv i Milanit, Lenonardo, ka folur për Sky Sport pas barazimit 0-0 në “San Siro” ndaj Torinos, ku ka dhënë lajmin se Zlatan Ibrahimovic nuk do të kthehet në Milan gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Ibra? Ai nuk do të vijë. Ai na tregoi nga fillimi qëndrimin e tij. Ai ja dha fjalën LA Galaxy dhe është një njeri i fjalës”, ka thënë Leonardo.

“Do të ishte një histori e bukur”.

Ka pasur mjaft spekulime se Ibrahimovic do të rikthehet në Milan në formë të huazimit gjatë janarit, mirëpo Leonardo ka konfirmuar se suedezi nuk do të transferohet në “San Siro”.

 

(Kosova Sot)