Ronaldo flet për Topin e Artë, të cilin e mori Modrici

  • 10 December 2018 - 11:46
Ronaldo flet për Topin e Artë, të cilin e mori Modrici

Cristiano Ronaldo nuk arriti ta marrë çmimin e Topit të Artë në këtë vit, pasi ish-bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Luka Modric e fitoi, ku në ceremoni ylli portugez nuk mori fare pjesë.

Ronaldo përfundoi i dytë në listë me 478 pikë.

“Mendoj se e kam merituar unë Topin e Artë, bëra gjithçka në fushë, numrat nuk gënjejnë”, ka thënë pesë herë fituesi i këtij çmimi.

“Mirëpo nuk është fundi i botës, e respektoj vendimin dhe e uroj Modricin. I dëshpëruar? Po, por jeta vazhdon. Do të punojë shumë që ta fitoj vitin e ardhshëm”. 

(Kosova Sot)