Solari e fajëson erën për paraqitjen e Real Madridit

  • 10 December 2018 - 13:17
Solari e fajëson erën për paraqitjen e Real Madridit

ajneri i Real Madridit, Santiago Solari, e ka fajësuar erën për paraqitjen e skuadrës së tij kundër Huescas, pasi që pretendon se era nuk i lejoi lojtarët e tij të luanin futboll të bukur dhe ta fitonin ndeshjen me rezultat më bindës.

Real Madridi e fitoi ndeshjen e djeshme kundër Huescas me rezultat minimal 1-0, përmes golit të shënuar në mënyrë mjaft mbresëlënëse nga Gareth Bale në minutën e tetë të ndeshjes

Megjithatë, përkundër që Huesca pozicionohet në vendin e fundit në tabelën e La Ligës, lojtarët e këtij klubi ishin të zhgënjyer pas ndeshjes, pasi që ata e kishin dominuar lojën për një pjesë të madhe, madje kishte arritur shumë afër golit të barazimit në pjesën e dytë, kur topi e kishte goditur shtyllën e Thibaut Courtois.

“Kushtet... era e bëri të pamundur të luanim futboll të bukur, ishte shumë e vështirë ta kontrollosh topin dhe të pasosh. Nëse i pyesni lojtarët, ata do t’iu tregojnë se ne ishim më të pasaktë për shkak të kësaj”, ka thënë Solari.

Megjithatë, strategu argjentinas, i cili u emërua muajin e kaluar në pozitën e trajnerit të Real Madridit pas shkarkimit të Julen Lopeteguit, shtoi se ai është krenar me paraqitjet dhe karakterin që treguan lojtarët e tij në fushë.

“Nganjëherë janë disa ndeshje si kjo dhe për t’i fituar ato duhet ta sfidosh karakterin tënd. Skuadra luajti me intensitet, ne shënuam në momentin e duhur dhe u mbrojtëm mirë. Ndeshjet e vështira dhe me shumë erë nuk janë aspak të mira për t’u shikuar, pasi që është e vështirë të luash në kushte të tilla atmosferike të cilët i konvenojnë vendasve”.

(Kosova Sot)