Ibrahimovic: Messi gjithmonë garon kundër Perezit, jo Ronaldos për Topin e Artë

  • 10 December 2018 - 13:53
Ibrahimovic: Messi gjithmonë garon kundër Perezit, jo Ronaldos për Topin e Artë

Legjenda suedeze Zlatan Ibrahimovic beson se fakti që Luka Modric e fitoi Topin e Artë këtë vit, lë të kuptohet se Lionel Messi gjithmonë ka garuar kundër presidentit të Real Madridit, Florentino Perezit, për çmimin e madh individual.

Reagimi i Zlatan Ibrahimovicit për Topin e Artë 2018 i ka habitur shumë njerëz. Sulmuesi suedez, që luan për klubin amerikan Los Angeles, u përgjigj me ironi ndaj pyetjes së Fox Sports për fituesin e Topit të Artë, Luka Modricin, duke sugjeruar se presidenti i Real Madridit ka ndikim të madh në ndarjen e këtij çmimi prestigjioz individual

Gazetari: “Çfarë mendoni për Luka Modricin që e fitoi Topin e Arë?”

Ibrahimovici: “Tani, ne mund ta shohim se Messi ka qenë duke garuar për Topin e Artë kundër Florentino Perezit, jo ndaj Cristiano [Ronaldos]”.

Përkundër faktit se ka mahnitur me futbollin e tij për disa klube të mëdha evropiane, Ibra kurrë s’e ka fituar këtë çmim prestigjioz. 

(Kosova Sot)