Tifozi argjentinas pësoi sulm në zemër afër Santiago Bernabeut para ndeshjes River - Boca

  • 10 December 2018 - 15:21
Tifozi argjentinas pësoi sulm në zemër afër Santiago Bernabeut para ndeshjes River - Boca

Një tifoz argjentinas pësoi sulm në zemër afër stadiumit të Real Madridit, Santiago Bernabeu, përderisa ishte duke shkuar për ta shikuar finalen e Copa Libertadores mes Boca Juniors dhe River Plate.

Ai u dërgua menjëherë në një spital afër stadiumit, La Paz, dhe ekipi mjekësor që i kishte ardhur atij për ndihmë ka bërë të ditur se ata kishin arritur ta shpëtonin atë për momentin, mirëpo ende mbetet në gjendje kritike, 

Përderisa ende nuk dihet nëse ai ishte tifoz i Boca Juniors apo i River Plate, autoritet spanjolle kanë bërë të ditur se ai është argjentinas dhe kishte ardhur në Spanjë për ta shikuar pikërisht finalen e Copa Libertadores.

Incidenti kishte ndodhur para se të fillonte ndeshja.

Në fund, kampion i Amerikës së Jugut ishte shpallur River Plate, pasi që e kishte fituar ndeshjen me rezultat 3-1 në kohën shtesë. Koha e rregullt kishte përfunduar baras, me rezultat 1-1. Mirëpo, në kohës shtesë, River Plate arriti t’i shënonte dy gola dhe e fitoi ndeshjen. 

(Kosova Sot)