Real Madridi merr lajm shumë të mirë para ndeshjes në Champions

  • 10 December 2018 - 16:46
Real Madridi merr lajm shumë të mirë para ndeshjes në Champions

Pasi mungoi në tri ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi në gju, mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, është rikthyer në stërvitje me skuadrën të hënën.

Gjermani mori pjesë në pjesën e parë të stërvitjes së Real Madridit të hënën në mëngjes dhe më pas punoi në një plan specifik fizik, siç bëri edhe Mariano, i cili e dëmtoi muskulin javën e kaluar

Kroos mund të rikthehet në fushë në ndeshjen e Real Madridit kundër CSKA Moscow në Ligën e Kampionëve.

Edhe Casemiro, Sergio Reguilon dhe Nacho u stërvitën teksa e vazhdojnë procesin e rikuperimit.

(Kosova Sot)