Arjen Robben pensionohet?

  • 10 December 2018 - 17:01
Arjen Robben pensionohet?

Arjen Robben ka thënë se mund të pensionohet në qershor të vitit 2019, pasi ditë më parë konfirmoi se do të largohet nga Bayern Munichu sapo t’i përfundojë kontrata me kampionin në fuqi të Bundesligës.

Duke folur për planet pas përfundimit të këtij sezoni, Robben tha për gazetën gjermane “Kicker” se mund të pensionohet nëse nuk ka oferta të favorshme për të.

“Ende nuk është e qartë plotësisht, mbase do të pensionohem, por do të pres dhe shoh çfarë mundësish m’u ofrohen”, tha anësori holandez.

“Nëse kam oferta, do t’i konsideroj vërtet, 100 për qind, dhe nëse del diçka e mirë, do të vazhdoj të luaj, por nëse nuk marr ofertë ideale, atëherë do t’i jap fund”, shtoi ai.

“Unë i kam tre fëmijë dhe, edhe ata duhet të jenë të lumtur, pra nuk bëhet fjalë vetëm për oferta nga Kina apo vende nga shkretëtira. Familja luan rol shumë të rëndësishëm në çdo vendim që unë marr”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)