“Roma duhet të besojë”

  • 10 December 2018 - 19:11
“Roma duhet të besojë”

Robin Olsen insiston se “ai ka besim” që Roma do të përfundojë në vendin e katër në Serie A por ka pranuar se “kritikat po bëjnë që ai të dështojë”, sidomos pas barazimi 2-2 kundër Cagliarit

Roma ka rënë në ndeshjen e katër pa fitore të shtunën derisa Cagliari është kthyer nga dy gola, pavarësisht se e përfundojë ndeshjen më 9 lojtarë.

“Unë kam besim. Ne do të vazhdojmë luftën, në do të stërvitemi shumë”, ka thënë Olsen para gazetarëve.

“Unë ende besojë. Ende besojë në skuadrën tim dhe besoj në këtë klub. Ne nuk flasim shumë në zhveshtore pasi të përfundon ndeshja”.

“Ne ende jemi të inatosur. Por, ne ende mund të përfundojmë në vendin e katër, por ne duhet të përmirësojmë startin që kemi pasur dhe të fillojmë të fitojmë”.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur, por nuk ishte dashur të ndodh. Është e vështirë për mua ta shpjegoj, nuk kam fjalë. Ne është dashur ta përfundojmë këtë ndeshje më shpejt”.

“Çfarë ndodhi kur ishim 2-0? Ne kishim mundësi të shënonim edhe disa gola në pjesën e dytë”.

“pas kësaj, çdo skuadër që shënon më vonë të rrezikon, nga goditjet e lira, nga rivëniet nga këndi. Gjithçka ndodh në minutat e fundit, por problemi kryesor i joni është se nuk po arrim ti përfundojmë ndeshjet më shpejt”. 

 

(Kosova Sot)