“Interi e meriton kualifikimin”

  • 10 December 2018 - 20:54
“Interi e meriton kualifikimin”

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti beson se “ata e meritojnë kalimin në 1/8-ën e finalës në Ligën e Kampionëve”.

Nerazzurri përballen në një ndeshje kruciale kundër PSV nesër, por fati i tyre është jashtë duarve të tyre pasi që ata mund të luajnë në Europa Ligë, nëse Tottenhami fiton në Barcelonë.

“Para se ne të mendojmë për rezultatin e ndeshjes në mes të Barcelonës dhe Tottenhamit, ne kemi nevojë për ta kryer punën tonë”, tha Zanetti për faqen zyrtare të klubit.

“Ne kemi nevojë që ta fitojmë ndeshjen tonë, edhe pse nuk do të jetë e lirë. Ne duhet që ta bëjmë më të mirën për ta mposhtur PSV Eindhoven dhe kështu të marrim një lajm për rezultat pozitiv nga Camp Nou”.

“Bazuar në paraqitjen tonë, mendoj që ne e meritojmë të jemi në 1/8 e finales. Le të shpresojmë që ne do të jemi aty. Ne e dimë që kemi qenë në një grup të vështirë që nga shorti, por ne po ashtu e dimë që kemi pasur mundësi të ja dalim. Ne dëshirojmë të luajmë deri në fund dhe ne duhet të tregojmë më shumë besim në këtë ndeshje”.

 

(Kosova Sot)