“Ta përsërisim ndeshjen si në Napoli”

  • 10 December 2018 - 21:07
“Ta përsërisim ndeshjen si në Napoli”

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti i ka kërkuar lojtarëve të tij që ta përsërisin ndeshjen e parë kundër Liverpoolit, por kjo “varet edhe nga kundërshtari i tij.

Napoli e kishte mposhtur skuadrën e Premier Ligës në San Paolo, kurse ata do të kualifikohen në 1/8 e finales nëse ata shmangin humbjen në Anfield nesër mbrëma.

“Nuk e di si do të luajë Liverpool, e di që ne duhet të luftojmë për të kaluar”, ka thënë Ancelotti në konferencë për shtyp para ndeshjes.

“Ne e dimë qetësinë e ndeshjes së parë, e cila na dha besim dhe bindje. Nuk e di nëse ne do ta përsëritim këtë, sepse varet nga kundërshtari, por kjo është ajo çfarë ne dëshirojmë”.

“Ndershmërisht nuk e di çfarë do të bëj Liverpol, e di që ata luajnë më shumë intensitet, sidomos në shtëpinë e tyre, kurse ne kemi nevojë që të jemi të fokusuar për 90 minuta”.

“Kjo nuk do të thotë që ne nuk do të luajmë me presion, ne nuk jemi këtu për ti pritur ata. Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë, ashtu si bëjmë gjithmonë”. 

 

(Kosova Sot)