“Dy golat e Messi, me të mirët në histori”

  • 10 December 2018 - 23:05
“Dy golat e Messi, me të mirët në histori”

Ylli i Barcës është duke kaluar një sezon të mirë dhe portieri i Tottenham e pranon që duhet të kesh diçka speciale që ai të mos shënojë në gol

Hugo Lloris është duke u përgatitur që të përballet “me njërin prej lojtarëve më të mirë në histori” Lionel Messi të martën dhe ai beson që e vetmja mënyrë që Tottenham ta ndal yllin e Barcelonës është të luajnë të bashkuar.

“Ju përballeni me njërin prej lojtarëve më të mirë në histori”, tha Lloris për Messi para gazetarëve. “Nuk do të jetë lehtë, por ne do të japim 100 për qind dhe besojmë se do ja dalim”.

“Do të jetë vështirë që të përballemi me dikë si messi, por ne duhet ta bëjmë këtë si skuadër”.

“Nëse i shikon dy goditjet e lira që ai i shënoj gol kundër Espanyolit të shtunën, nuk keni çfarë të bëni në atë rast. Kur topi shkon në trekëndësh të golit si atë natë, tregon se kemi të bëjmë me një lojtar që ta vendos ndeshjen me dy goditje”.

“Është shumë vështirë që të përballesh me lojtar si ai”. 

 

(Kosova Sot)