Mediat britanike: Hysaj do të ribashkohet me Sarrin në Chelsea

  • 11 December 2018 - 09:33
Mediat britanike: Hysaj do të ribashkohet me Sarrin në Chelsea

Mbrojtësi i djathtë shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, do të ribashkohet me Maurizio Sarrin në Chelsea, sipas mediave britanike.

Mbrojtësi i ekipit kombëtar të Shqipërisë ka qenë nën urdhrat e Sarrit në Empoli dhe Napoli dhe në verë u flit se do të mundë t’i bashkohej trajnerit në Chelsea, por transferimi i tij u bllokua nga Napoli

Sarri e mori me vete në “Stamford Bridge” mesfushorin Jorginho dhe tani në janar dëshiron ta bëjë të njëjtën me Hysajn.

Megjithatë, sipas Daily Star, të kaltërve do t’iu duhet të shpenzojnë shumë më shumë para për ta siguruar transferimin e shqiptarit.

Në fakt, mediat britanike vazhdimisht kanë raportuar për një kalim të mundshëm të Hysajt në Premierligë në afatin kalimtar të dimrit.

Për më tepër, Hysaj nuk është duke gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit të tij për vazhdimin e kontratës, duke i nxitur kështu spekulimet për largimin e tij nga Serie A. 

(Kosova Sot)