Modric: Gjatë finales së Botërorit, Varane më tha se do ta fitoja Topin e Artë

  • 11 December 2018 - 09:38
Modric: Gjatë finales së Botërorit, Varane më tha se do ta fitoja Topin e Artë

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, ishte në garë për Topin e Artë 2018, të cilin e fitoi bashkëlojtari i tij te gjiganti spanjoll, Luka Modric, por francezi është i lumtur që kroati e ka fituar këtë çmim.

Në fakt, natën e finales së Kupës së Botës gjatë verës në Rusi, Varane kishte parashikuar se Modric do ta fitonte Topin e Artë

Modric tani ka zbuluar se Varane i kishte thënë atij se me pak fat, ai do ta fitonte Topin e Artë.

“Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë dhe më uroi që e fitova Topin e Artë”, tha Modric në një intervistë për Telefoot.

“Ai u pikëllua që nuk e fitoi vetë. Së fundi, ai ma rikujtoi atë ma kishte thënë ditën e Kupës së Botës, se më pak fat, unë do ta fitoja Topin e Artë edhe pse e humba Kupën e Botës”, shtoi Modric. 

(Kosova Sot)