Sfida e radhës e Leo Messit

  • 11 December 2018 - 09:41
Sfida e radhës e Leo Messit

Lionel Messi thyen rekorde çdo javë dhe tani ia ka vërë syrin edhe një tjetër rekordi me Barcelonën, për t’u bërë lojtari që ka më së shumti fitore me gjigantin katalonas në La Liga. Për ta bërë këtë, Messi duhet ta kalojë legjendën Xavi Hernandez duke e fituar ndeshjen e radhës.

Fitorja e fundjavës 4-0 ndaj Espanyolit ishte e 322-ta për Messin në fanellën e Barcelonës në ligën elitare spanjolle, që e barazon atë me Xavin

Në vetëm 431 ndeshje, Messi ia ka dalë ta fitojë një numër të jashtëzakonisht të madh të ndeshjeve, që nënkupton se ai i ka fituar 74.71 për qind të ndeshjeve në La Liga.

Ndërsa, Xavi, i ka arritur 322 fitore në më shumë paraqitje, 505 sosh.

Andresa Iniesta vjen pas dyshes me 312 fitore nga 422 paraqitje për Barcën në ligë.

Momentalisht, Messi është prapa tre futbollistëve në listën lojtarëve me më së shumti fitore në kampionatin spanjoll – Raul 327 fitore nga 550 paraqitje, Andoni Zubizarreta 333 fitore nga 622 paraqitje dhe Iker Casillas 334 fitore nga 510 paraqitje.

(Kosova Sot)