Liverpooli dhe Interi në kërkim të kualifikimit të vështirë

  • 11 December 2018 - 09:45
Liverpooli dhe Interi në kërkim të kualifikimit të vështirë

Në xhiron e fundit të fazës së grupeve të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, Liverpooli dhe Interi janë në kërkim të rezultateve mjaft të vështira për t’u arritur, në mënyrë që ta sigurojnë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në këtë garë.

Për t’u kualifikuar në fazën e radhës, Liverpooli do të duhet ta mposhtë Napolin në Anfield me një epërsi prej dy golash. Kjo gjë do të jetë mjaft e vështirë për t’u arritur pasi që Napoli është në krye të grupit D, me tri pikë më shumë se Liverpooli

Në anën tjetër, Interi i mjafton një barazim në ndeshjen kundër PSV-së, nëse Barcelona arrin ta mposhtë Tottenhamin. Por, pasi që klubi katalonas tanimë e ka siguruar kualifikimin nga pozita e parë, Tottenhami është më i motivuar për këtë ndeshje dhe e kërkon fitoren më me ngulm.

Në grupin A tanimë dihet se cilat dy skuadra do të kualifikohen për në fazën tjetër. Atletico Madridi dhe Borussia Dortmundi, pavarësisht rezultateve në ndeshjet kundër Brugge dhe Monacos, janë të kualifikuar. Rezultatet në këtë grup vlejnë vetëm për ta kuptuar se kush do ta zë pozitën e parë.

Edhe në Grupin D, situata është e ngjashme, pasi që Porto dhe Schalke e kanë siguruar kualifikimin nga ky grup, e madje këtu dihet edhe se Porto do të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt nga pozita e parë.

Lista e plotë e ndeshjeve që zhvillohen sonte:

18:55: Galatasaray - FC Porto

18:55: Schalke - Lokomotiv Moscow

21:00: Barcelona - Tottenham

21:00: Club Brugge KV - Atl. Madrid

21:00: FK Crvena Zvezda - Paris SG

21:00: Inter - PSV

21:00: Liverpool -Napoli

21:00: Monaco - Dortmund

(Kosova Sot)