Vdes futbollisti i ri pas përplasjes me kundërshtarin në fushë

  • 11 December 2018 - 10:40
Vdes futbollisti i ri pas përplasjes me kundërshtarin në fushë

Futbollisti i ri i Bedgrove Dynamos Luca Campanaro – i cili thuhet të jetë 14-vjeçar – ja vdekur si pasojë e një lëndimi që kishte marrë pas një përplasjeje me kundërshtarin në fushë në Aylesbury, Buckinghamshire në Angli.

Ai ishte dërguar urgjentisht në Royal London Hospital përmes transportit ajror pas incidentit. Fatkeqësisht, futbollisti i ri vdiq në spital pasi e kishte dëmtuar rëndë trurin.

Klubi ka thënë në një komunikatë: “Jemi thellësisht të trishtuar ta japim lajmin se një futbollist i ri nga klubi lojë ka vdekur këtë pasdite, pasi u përfshi në një përplasje gjatë një ndeshje të të rinjve të dielën më 9 dhjetor.” 

 

(Kosova Sot)