Pochettino e pranon, Barcelona mund t’ia rrëmbejë Kane-in Tottenhamit

  • 11 December 2018 - 12:34
Pochettino e pranon, Barcelona mund t’ia rrëmbejë Kane-in Tottenhamit

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, e ka pranuar rrezikun se Barcelona mund ta transferojë yllin e skuadrës së tij, Harry Kane, pasi që klubet e La Ligës tanimë e kanë dëshmuar se e kanë kapacitetin financiar për t’i transferuar yjet e futbollit.

Për Kane është spekuluar vazhdimisht për një transferim të mundshëm në Barcelonë, pasi që raportohej se klubi katalonas e konsideron atë si zëvendësues të përsosur për Luis Suarezin.

Megjithatë, Kane e kishte nënshkruar rinovimin e kontratës me klubin anglez para se të fillonte turneu i Kupës së Botës në Rusi. Ai nënshkroi kontratë gjashtëvjeçare me Tottenhamin, ndërsa në Rusi e fitoi Këpucën e Artë.

“Ne e kemi parë që shumë skuadra, si në La Liga, ashtu edhe në Premierligë, i kanë kapacitetet financiare për ta rrëmbyer një yll nga një skuadër e rëndësishme”, ka thënë Pochettino kur u pyet për mundësinë e transferimit të Kane në Barcelonë.

“Kjo gjë ka ndodhur në të kaluarën. Real Madridi e transferoi Cristiano Ronaldon nga Manchester Unitedit, Barcelona e mori Coutinhon nga Liverpooli. Kjo gjë ka ndodhur plot herë dhe do të vazhdojë të ndodhë edhe në të ardhmen, jam i sigurt për këtë”.

“Por, kjo gjë nuk varet vetëm nga aspekti ekonomik, por varet edhe nga synimet e një futbollisti. Nganjëherë, ata marrin vendime bazuar në fakte, në disa raste lojtarët detyrohen të marrin vendime të caktuara”. 

 

(Kosova Sot)