Cfarë duhet të bëjë Liverpooli për t'u kualifikuar në mesin e 16 më te mirëve në Champions

  • 11 December 2018 - 12:37
Cfarë duhet të bëjë Liverpooli për t'u kualifikuar në mesin e 16 më te mirëve në Champions

Liverpooli e pret sonte në Anfield Napolin, në një ndeshje vendimtare për renditjen e klubeve në Grupin C të Ligës së Kampionëve. Që të dy këto skuadra kanë ende mundësi të kualifikohen në fazën e eliminimit direkt, ngjashëm me Paris Saint-Germainit që do të ndeshet me Crvena Zvezdan.

Skuadra e Jurgen Kloppit është në krye të tabelës së Premierligës pasi që ende nuk janë mposhtur asnjëherë në këtë ligë. Megjithatë, ata nuk e kanë treguar të njëjtën formë edhe në Evropë.

Liverpooli e humbi ndeshjen kthyese kundër Napolit, si dhe dy ndeshjet e tjera si mysafir. Por, fati i tyre është ende në duart e tyre dhe gjithçka varet nga ndeshje kundër klubit italian, Napolit.

Napoli e mban kreun e këtij grupi me nëntë pikë, një më shumë se PSG-ja që pozicionohet në vend të dytë. Liverpooli i ka gjashtë pikë nga tri ndeshje dhe e kanë një diferencë golash më të keqe se dy skuadrat mbi të. Crvena Zvezda është fund të tabelës me katër pikë.

Napoli, PSG-ja dhe Liverpooli ende kanë mundësi për t’u kualifikuar. Liverpooli duhet ta fitojë ndeshjen kundër Napolit me së paku dy gola epërsi për t’u kualifikuar në fazën e ardhshme.

Nëse PSG-ja fiton kundër Crvena Zvezdas, Liverpoolit i mjafton edhe fitorja me rezultat 1-0 për ta zënë pozitën e dytë, pas klubit francez.

Nëse ndeshja në Beograd përfundon baras, Liverpooli do ta kalojë grupin nëse fiton, pavarësisht rezultatit.

Ndërsa, nëse Crvena Zvezda fiton dhe Liverpooli humbë, atëherë klubi serb do ta marrë pozitën e tretë dhe klubi anglez do të bie në pozitën e fundit.

 

(Kosova Sot)