Ronaldo feston me bashkëlojtarë në Juventus

  • 11 December 2018 - 13:59
Ronaldo feston me bashkëlojtarë në Juventus

Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij të ekipit, Juventus-it, janë “bërë një” me atmosferën festive të festave të fundvitit, mbrëmjen e së martës në Torino.

Klubi ka bërë një nisje fantastike të këtij sezoni në Seria A, duke regjistruar 14 fitore në 15 ndeshje. Në këtë mbrëmje festive ata kanë pasur mundësinë të ndajnë suksesin me të gjithë stafin dhe legjendat e ekipit, si Pavel Nedved.

Lojtarët ishin kujdesur që të dukeshin elegantë në këtë mbrëmje, kryesisht kostume një ngjyrëshe. Ronaldo është shoqëruar nga bukuroshja Georgina e cila ka zgjedhur një veshje të zeze për rastin.

Ronaldo duket se është përshtatur shumë mirë me jetën në Itali, aq sa fton edhe Messi-n që të luajë në Seria A një ditë.

 

(Kosova Sot)