Kryetari i Bayern Munichut – yllit 22-vjeçar: Mjaft fole për pensionim

  • 11 December 2018 - 15:33
Kryetari i Bayern Munichut – yllit 22-vjeçar: Mjaft fole për pensionim

Kryetari i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, i ka bërë thirrje Kingsley Comanit të ndalojë së foluri për pensionim nga futbolli modern dhe të përqendrohet në rikuperimin nga lëndimi.

Coman, i goditur nga lëndimet e shpeshta, i ka bërë vetëm tri paraqitje si titullar për Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve që prej kur iu bashkua klubit më 2016. Së fundmi, ai tha se lëndimet e njëpasnjëshme e kanë bërë të mendojë për ta braktisur futbollin.

Rummenigge, duke folur për ndeshjen e Bayernit ndaj Ajaxit në Amsterdam në Ligën e Kampionëve të mërkurën, tha se është e paimagjinueshme për 22-vjeçarin francez ta konsiderojë pensionimin.

“Do ta këshilloja t’i përmbahet emocioneve dhe të mos mendojë më për t’i dhënë fund karrierës”, tha Rummenigge.

“Në futbollin e sotëm, i cili është shumë i shpejtë dhe shpesh agresiv, nuk mund t’i shmangësh lëndimet kohë pas kohe. Më rëndësi është të rikthehesh me moral të paprekur”, shtoi ai. 

 

(Kosova Sot)