Benatia, Khedira...i mungojnë Juventusit kundër Young Boys

  • 11 December 2018 - 18:11
Benatia, Khedira...i mungojnë Juventusit kundër Young Boys

Alex Sandro është rikthyer në skuadrën e Juventusit për t’u përballur kundër Young Boys, por Sami Khedira dhe Medhi Benatia ende mbeten jashtë

Bardhezinjtë do të konfirmohet fitues të grupit të tyre në Ligën e Kampionëve me një fitore kundër skuadrës zvicerane, derisa ata tanimë janë në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve.

Këtë mbrëmje, Massimiliano Allegri ka emëruar skuadrën e tij, me alon e majtë Alex Sandro që është kthyer në lëndimi por nuk ka mungesa të tjera në skuadër. 

Skuadra e Juventusit kundër Young Boys: Szczesny, Perin, Pinsoglio, De Sciglio, Chiellini, Alex Sandro, Bonucci, Cancelo, Rugani, Pjanic, Matuidi, Emre Can, Bentancur, Ronaldo, Dybala, Cuadrado, Mandzukic, Kean, Bernardeschi.

 

(Kosova Sot)