Tottenham luajnë ndeshjen e sezonit në Camp Nou, Barcelona pushon Lionel Messi-n

  • 11 December 2018 - 20:02
Tottenham luajnë ndeshjen e sezonit në Camp Nou, Barcelona pushon Lionel Messi-n

Ekipi i Londrës Veriore, Tottenham ka udhëtuar sonte për në Camp Nou në Barcelonë. Vetëm fitorja do të bën që djemtë e Maurizio Pochettinos të jenë në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europe

Topttenham sonte do të këtë ndeshjen më të madhe të sezonit ku do të përballet me Barcelonën e Lionel Messi.

Për këtë ndeshje, trajneri argjentinas nuk kishte startuar më shumicën e yjeve të tij në ndeshjen e fundit në Premier Ligë kundër Leicesterit, pasi që dy yjet e tyre Eriksen dhe Kane ishin në bankë.

Por, përderisa në formacionin startues është Kane, Eriksen dhe Min-Son, për Barcelonën nuk ka startuar sonte fare Messi.

Valverde ka vendosur një skuadër më të butë kundër Tottenhamit, me Dembelen, Arthurin dhe të riun Alena që i prin sulmit katalunas. 

 

(Kosova Sot)