Liverpool nuk lejon befasi, e kalon grupin

  • 11 December 2018 - 23:10
Liverpool nuk lejon befasi, e kalon grupin

Liverpool i Xherdan Shaqirit ka kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve nga vendi i dytë, pasi që në Anfield ka mposhtur me rezultat 1-0 Napolin, rezultat ky që dërgon anglezët në mesin e 16 skuadrave më të mira

Liverpool e ka kryer misionin e tyre dhe janë kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europë.

Ata sonte janë takuar në një ndeshje kruciale me Napolin ku vetëm fitorja prej 1-0 apo me dy apo më shumë gola do ti dërgonte ata në fazën tjetër.

Ndodhi dhe ata fituan me rezultat 1-0.

Në pjesën e parë Liverpooli e kreu detyrën shumë mirë.

Arriti që ti ndal kundërsulmet e italianëve, kishin disa mundësi për gol, sidomos Mohamed Salah, ndërkohë që mane shënoi një gol por u anulua nga gjyqtari.

E kur po zhvillohej minuta e 34, Salah merr një top të mirë nga James Milner dhe pasi kalon mbrojtësin e Napolit, Koulibaly shënon golin e parë për Reds.

 

(Kosova Sot)