PSG nuk ka problem me Zvezdën, fiton grupin C

  • 11 December 2018 - 23:52
PSG nuk ka problem me Zvezdën, fiton grupin C

Paris Saint-Germain ka arritur fitore prej 1-4 kundër Crvena Zvezdës në Beograd, fitore kjo që ka kualifikuar atë si fituese të grupit në Ligën e Kampionëve.

Paris Saint Germain ka fituar sonte në Beograd për të fituar kështu vendin e parë në grupin C.

Parisienët ishin më të mirë që në fillim të takimit ku kaluan në epërsi në minutën e 9-të me Edinson Cavanit.

Rezultati i dyfishua pas një supergoli të Neymar në minutën e 40’të ku kaloi tërë mbrojtjen serbe dhe shënoi një gol të bukur.

Pjesa e dytë filloi më mirë për serbët, të cilët ngushtuan epërsinë në minutën e 56’të te takimit me golin e Marko Gobeljic.

PSG reagon në minutën e 74-të duke shënuar me Marquinhos kurse në minutat shtesë shënon gol edhe Mbappe.

Me këtë fitore PSG siguron vendin e parë në Grupin C dhe kualifikohet si e para në grup duke lënë në vendin e dytë Liverpoolin, kurse në vendin e tretë është Napoli që do të garojë në Europa Ligë.

 

(Kosova Sot)