Dortmund fiton në Monaco, fiton grupin A

  • 11 December 2018 - 23:54
Dortmund fiton në Monaco, fiton grupin A

Borussia Dortmund ka fituar me rezultat 0-2 në Monaco sonte një rezultat që e ka dërguar atë si fitues të Grupit A në fazën e 16 skuadrave më të mira në Europë

Edhe pse një ndeshje për statistika, Dortmundi ka vazhduar me formën e mirë edhe në Ligën e Kampionëve duke e mundur Monacon dhe duke e fituar kështu Grupin A.

Borussia Dortmund ka lënë pas në këtë grup edhe Atletico Madridin, të cilët sot barazuan në Belgjikë.

Dortmund e pati në dorë këtë ndeshje që nga fillimi i pjesës së parë derisa shënuan gol në minutën e 15’të te ndeshjes me Raphael Guerreiros.

Në pjesën e dytë prapë ishte Dortmund që dominoi derisa në minutën e 88’të shënoan edhe golin e dytë ku përsëri ishte Guerreiros.

Me këtë fitore Dortmund fiton vendin e parë, në vendin e dytë është Atletico kurse në Europa Ligë do të garojë Club Brugge pasi që ka gjashtë pikë, kurse Monaco e fundit me vetëm 1 pikë.

 

(Kosova Sot)