Spalletti: S’e ruajtëm qetësinë, UEFA më kërkoi nëse e doja në ekranin e stadiumit rezultatin e ndeshjes tjetër

  • 12 December 2018 - 09:26
Spalletti: S’e ruajtëm qetësinë, UEFA më kërkoi nëse e doja në ekranin e stadiumit rezultatin e ndeshjes tjetër

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka thënë se lojtarët e tij nuk ishin në gjendje ta ruanin qetësinë dhe ishin shumë të brishtë në barazimin 1-1 ndaj PSV-së, që rezultoi me eliminimin e zikaltërve nga Liga E Kampionëve të martën në “San Siro”.

Hirving Lozano i kaloi mysafirët në epërsi herët në ndeshje, duke shfrytëzuar një gabim trashanik të mbrojtjes zikaltër. Mauro Icardi u kundërpërgjigj duke shënuar me kokë një çerek lojë para fundit dhe një fitore do të nënkuptonte kualifikim tutje për Interit, megjithatë Tottenham barazoi 1-1 me Barcelonën dhe siguroi kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira

“Nuk ishim në gjendje ta ruanim qetësinë, përkundër faktit se gjithçka ishte e mundur. Humbëm topa, ishim të paorganizuar taktikisht dhe PSV-në e lejuam të bëjë kundërsulme të rrezikshme”, tha Spalletti për Sky Sport Italia.

“Ne patëm mundësitë tona për të shënuar, por na mungoi qëndrimi i duhur në ato momente. Ishim shumë të brishtë pasi pësuam gol”, shtoi ai.

Barcelona po fitonte ndaj Tottenhamit në “Camp Nou”, deri në minutën e 85-të kur Lucas Moura e barazoi rezultatin.

“Natyrisht, turma brohorit dhe lojtarët shikojnë përreth për ta kuptuar çfarë po ndodh. UEFA më pyeti nëse doja që rezultati i ndeshjes [Barcelona – Tottenham] të shfaqej në ekranin e stadiumit dhe i thashë po. Një skuadër si Interi ka nevojë të jetë i fortë mentalisht dhe ta kontrollojë situatën”, shtoi ai.

(Kosova Sot)