Ancelotti, çfarë klasi në deklaratën pas eliminimit

  • 12 December 2018 - 09:30
Ancelotti, çfarë klasi në deklaratën pas eliminimit

Fundi i ndeshjes Liverpool-Napoli 1-0 ka qenë edhe mundësia që Jurgen Klopp të takohej me Carlo Ancelottin.

Pasi italiani e ka përgëzuar, teksa ka marrë elozhet e gjermanit, në konferencën për shtyp, Carletto u shpreh: “Duhet ta pranojmë këtë verdikt. Bëmë gjithçka dhe më shumë se aq. Këto ishin mundësitë. Në kërtë kompeticion të rëndësishëm detajet e bëjnë diferencën. Na mungoi pak qartësia, por nuk ishte e lehtë. Janë nënkampionët e botës. Nëse do të kishin nevojë të shënonin dy gola, do të shënonin dy, të jeni të sigurt. Kaq ishte kufiri ynë”.

Më pas, ai foli për Europa League: “Në Champions na mungoi fati, tani uroj të na kthehe në Europa League”.

(Kosova Sot)