Valverde e paralajmëron Dembelen edhe pse shkëlqeu në Champions: Nesër kemi stërvitje

  • 12 December 2018 - 09:32
Valverde e paralajmëron Dembelen edhe pse shkëlqeu në Champions: Nesër kemi stërvitje

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka pranuar se Ousmane Dembele ende është në telashe edhe pse bëri një gol fantastik në barazimin 1-1 të Barcelonës ndaj Tottenhamit të martën në Ligën e Kampionëve.

Anësori francez u gjobit me 100 mijë euro këtë javë, për shkak se ishte vonuar për dy orë në stërvitjen e së dielës, pas fitores 4-0 ndaj Espanyolit një ditë më parë

Dembele iu përgjigj kritikëve me një gol të jashtëzakonshëm në mënyrë vetjake pas shtatë minutave lojë në “Camp Nou”, por Valverde nuk është i gatshëm ta lejojë të shpëtojë pa lagur.

“Ai bëri nj gol madhështor, që është i mundshëm për lojtarët që posedojnë talentin e tij”, tha Valverde.

“Jemi shumë të lumtur më të dhe e kemi thënë se gjatë sezonit mund të ndodhin gjëra, të cilat tentojmë t’i zgjedhim në mënyrë të brendshme”, shtoi ai.

“Shpresojmë se ai dhe pjesa tjetër e lojtarëve do të vazhdojnë të na kënaqin, nuk e di [nëse rasti i tij është i mbyllur], nesër kemi stërvitje”, theksoi Valverde.

(Kosova Sot)