Allegri tallet me zikaltrit: Ndeshja ndaj Young Boys më e vështirë se ajo ndaj Interit

  • 12 December 2018 - 09:59
Allegri tallet me zikaltrit: Ndeshja ndaj Young Boys më e vështirë se ajo ndaj Interit

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se ndeshja që do të zhvillohet sonte, kundër Young Boys, është më e rëndësishme se ajo kundër Interit, e cila u zhvillua të premtes e javës së kaluar.

Derby d’Italia përfundoi me rezultat 1-0 në favor të vendasve, Juventusit. Skuadra e Allegrit e siguroi fitoren përmes golit të Mandzukicit në minutën e 66-të dhe e përforcoi edhe më shumë renditjen në pozitën e parë

Juventusi do të udhëtojë në Zvicër sot për ndeshjen kundër Young Boys. Për ta siguruar kualifikimin nga pozita e parë, “Zonjës së vjetër” i duhet fitore në këtë ndeshje dhe për këtë arsye Allegri ka bërë të ditur se ai nuk do të bëjë ndryshime të mëdha në formacionin e parë.

“Është më e rëndësishme se Interi sepse po luajmë për vendin e parë dhe është më e vështirë sepse do të luajmë kundër një skuadre që ka bërë punë shumë të mirë në shtëpi”, ka thënë Allegri.

“Është shumë e rëndësishme për ne që të pozicionohemi në vendin e parë në grup. Sa i përket ndryshimeve, [Daniele] Rugani do të luajë në vend të Chiellinit, përkrah Bonuccit. [Rodrigo] Bentancur do të luajë sepse ai është i suspenduar kundër Torinos”.

“Në sulm do të luajë Ronaldo, dhe për të tjerët edhe nuk kam vendosur. Alex Sandro do të jetë me ne, por nuk ka shumë mundësi që ai të luajë. Ne duhet të luajmë seriozisht dhe Juventusi do ta bëjë këtë sepse është një skuadër e përgjegjshme që e di rëndësinë e kësaj ndeshje”.

(Kosova Sot)