Panucci tregon sesi ia rrëmbeu të fejuarën shokut të ngushtë

  • 12 December 2018 - 12:36
Panucci tregon sesi ia rrëmbeu të fejuarën shokut të ngushtë

Christian Panucci, në një intervistë të dhënë një ditë më parë, ka folur edhe për jetën e tij personale. Ai ka treguar se ka një djalë 18-vjeçar ndërsa të dashurën aktuale, ia mori shokut të tij të ngushtë.

Rrëfimi i Panuccit: 

“Unë e kam takuar Samantën kur isha pjesë e një spektakli kërcimi, por ajo ishte e fejuar në atë kohë.

Unë isha mik i ngushtë i partnerit të saj balerin.

Disa kohë më vonë hëngrëm një darkë bashkë dhe aty sigurisht nisi çdo gjë.
Kam shumë respekt për Samantën. Ajo vjen shpesh në Shqipëri dhe i pëlqen këtu, por më shikon që vuaj shumë.

Kur jam në Itali punoj shumë, kam shumë respekt për këtë eksperiencë dhe ajo është një grua që më kupton dhe e di kur duhet të flasë.

Ne kemi një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin. Ne nuk jemi të martuar, unë jetoj në Romë dhe ajo në Terni.

Ajo ka një fëmijë si unë, të dy jemi të divorcuar dhe kemi përgjegjësi për fëmijët”. 

 

(Kosova Sot)