Ankohet Ancelotti: VAR-i po vjen me vonesë në Ligën e Kampionëve
Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka pohuar se VAR-i, video asistenti i gjyqtarit, në Ligën e Kampionëve pasi qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, i shpëtoi kartonit të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër në Dries Mertens.
Van Dijk u ndëshkua vetëm me karton të verdhë edhe pse ndërhyu me take të ngritura në Dries Mertensin, në fitoren e Liverpoolit 1-0 ndaj Napolit, që ishte e mjaftueshme për të kuqtë për t’u kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Ligën e Kampionëve.
“Ka mundur të jetë karton i kuq”, tha Ancelotti pas ndeshjes.
“Është folur shumë për VAR-in, por kur të futet tani në Ligën e Kampionëve, do të jetë shumë vonë për ne”, shtoi ai.
VAR-i do të futet në përdorim në Ligën e Kampionëve nga faza e eliminimit direkt e këtij edicioni.
????Virgil van Dijk received a yellow card for this challenge on Dries Mertens...
— Under The Floodlights (@UTF_Sport) December 11, 2018
???? Should it have been red? #UCL #LIVNAP #LFC #Liverpool #VanDijk #Mertens #Napoli
pic.twitter.com/H0Zvj9Ifc7
(Kosova Sot)