Gjithçka që duhet të dini për shortin e 1/8 të finales së Championsit

  • 12 December 2018 - 12:42
Gjithçka që duhet të dini për shortin e 1/8 të finales së Championsit

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve dhe pas kësaj klubet do ta presin shortin për t’i mësuar kundërshtarët e tyre në fazën e 1/8 të finales.

Shorti do të mbahet më 17 dhjetor në Nyon të Zvicrës. Ora e kësaj ngjarjeje nuk është konfirmuar ende nga UEFA, por tanimë dihen 15 nga 16 skuadrat që do të marrin pjesë në këtë short.

15 skuadrat që janë kualifikuar deri më tani janë:

Ajax
Atletico Madrid
Barcelona (fitues i grupit)
Bayern Munich
Borussia Dortmund (fitues i grupit)
Juventus
Liverpool
Manchester City
Manchester United
Paris Saint-Germain (fitues i grupit)
Porto (fitues i grupit)
Roma
Real Madrid (fitues i grupit)
Schalke
Tottenham

Këtyre skuadrave do t’i bashkohet edhe një skuadër, ose Lyoni ose Shakhtari. Për këtë vend do të luftojnë këto dy ekipe sonte në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin NSC Olimpiyskiy. Shakhtarit i duhet fitorja, ndërsa Lyonit i mjafton edhe barazimi për ta siguruar kualifikimin.

Si funksionon shorti?

Tetë fituesit e grupeve do të ndeshen me tetë skuadrat që janë kualifikuar nga pozita e dytë në grupet përkatëse. Ndeshjet e para do të mbahen në stadiumet e ekipeve të vendit të dytë, ndërsa ndeshjet kthyese në shtëpi të skuadrave fituese në fazën e grupeve.

Ndeshja e para do të zhvillohet me 12 dhe 13 ose 19 dhe 20 shkurt, ndërsa ndeshjet kthyese me 5 dhe 6 ose 12 dhe 13 mars.

Pas këtyre ndeshjeve, shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet do të mbahet më 15 mars. 

 

(Kosova Sot)