Morata i kërkon Barcelonës ta marrë në ekip

  • 12 December 2018 - 16:34
Morata i kërkon Barcelonës ta marrë në ekip

Qendërsulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata, raportohet se ia ka ofruar veten Barcelonës, pasi që 26-vjeçari është duke e pasur të vështirë ta gjejë një vend në formacionin startues në Stamford Bridge.

Edhe pse Barcelona e ka prioritet të kërkojë për një qendërmbrojtës dhe një mesfushor, klubi është gjithashtu i interesuar ta gjejë një zëvendësues afatgjatë për Luis Suarezi dhe Morata mund të jetë lojtari i përsosur për këtë punë.

RAC1 dhe Marca raportojnë se sulmuesi i Chelseat është i gatshëm të transferohet në Camp Nou, përkundër që kishte qenë më herët futbollist i Real Madridit. Ai madje thuhet se ia ka ofruar veten Barcelonës pasi që dëshiron të kthehet në vendlindje.

Qendërsulmuesi spanjoll ishte formuar si futbollist profesionist në Real Madridit, mirëpo Morata nuk pati shumë mundësi për ta dëshmuar veten me “Los Blancos” dhe për këtë arsye vendosi të transferohej në Juventus.

Ai ishte në Itali për dy sezone, 2014/15 dhe 2015/16. Në Torino ai e pati mundësinë ta dëshmojë veten pasi që luajti vazhdimisht për skuadrën e Juventusit. Paraqitjet e tij mbresëlënëse bën që ai të kthehet përsëri në Santiago Bernabeu.

Megjithatë, kthimi i tij në kryeqytetin spanjoll nuk shkoi sipas planeve të Moratës dhe ai, vetëm një sezon më vonë, vendosi të transferohej në Angli. Tani ai është në sezonin e tij të dytë me Chelsean, por nuk po luan aq sa dëshiron dhe për këtë arsye e kërkon transferimin në Barcelonë. 

 

(Kosova Sot)