Milik “godet” kritikët e karrigeve

  • 12 December 2018 - 19:46
Milik “godet” kritikët e karrigeve

Sulmuesi i Napolit, Arkadiusz Milik e ka mbrojtur paraqitjen e tij dhe humbjen e një mundësie ideale për shënim duke i quajtur “kritikë të karrigeve”

Zëvendësuesi ka pasur një mundësi të madhe shënimi, në kohën shtesë, por Alisson bëri një pritje fenomenale.

“Ka situata ku ju nuk keni kohë për të menduar, duhet që të vendosni menjëherë për të goditur”, tha Milik për Polsat Sport.

“E dija që dikush siteh pas meje dhe frikësohesha nga ndonjë intervenim. Alisson ia doli mirë që ta mbulojë krahun. Mund ta quani gabim, varet si e gjykoni sepse ndryshe është në fushë dhe ndryshe është te jesh kritik karrigeje”.

Barazimi do ti mundësonte Napolit për të kaluar në 1/8 e finales, por pavarësisht se ka humbur vetëm një ndeshje në Ligën e Kampionëve ata janë eliminuar nga Liverpooli që i ka humbur tri.

“Ne duhet të shikojmë përpara, kemi ende shumë ndeshje në Serie A dhe Europa Ligë. Napoli janë një skuadër e fortë dhe natyrisht aty ka një garë për rolin tim, por unë ndihem në formë të mirë dhe do ta jap më të mirën”. 

 

(Kosova Sot)