United kërkon fitore në Mestalla, për t’ia rrëmbyer Juventusit vendin e parë

  • 12 December 2018 - 20:31
United kërkon fitore në Mestalla, për t’ia rrëmbyer Juventusit vendin e parë

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Valencia-Manchester United

Manchester United ka udhëtuar sonte në Mestalla në kërkim të një fitoreje që mund të ja jep vendin e parë skuadrës nga Old Trafford.

Unitedit duhet të fitojë dhe Juventusi të dështojë për të fituar në Zvicër kundër Young Boys, në mënyrë që anglezët ta fitojnë grupin H të Ligës së Kampionëve.

Për këtë Jose Mourinho ka startuar me një formacion të fortë në këtë ndeshje, me Paul Pogba, Lukaku dhe Juan Mata në sulm.

Ndërkohë Valencia tashmë është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe do të garojnë në Europa Ligë vitin e ardhshëm.

 

(Kosova Sot)