Real Madrid deklasohet në ndeshjen e fundit të grupeve te Ligës së Kampionëve

  • 12 December 2018 - 21:03
Real Madrid deklasohet në ndeshjen e fundit të grupeve te Ligës së Kampionëve

Real Madridi ka pësuar një humbje të thellë sonte në Santiago Bernabeu, nga CSKA e Moskës, me rezultat 0-3 në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht humbjes Reali kualifikohet si e para në grup në fazën e 16 skuadrave më të mira në Europë

Real Madridi ka pësuar humbje të thellë nga kampioni i rus në Spanjë sonte.

Kjo është humbja e dytë në fazën grupore të Real Madridit, ku të dyja herët atë ja ka shkaktuar CSKA.

Real Madridi ishte skuadër shumë më e mirë se skuadra ruse, por që nuk arrinin që ti konkretizonin rastet e shumta për gola, sidomos në minutat e parë të ndeshjes ku Asensio dhe Isco kishin mundësi ideale për të shënuar gola.

Kështu pas një mori rastesh, rusët në minutat e fundit shënuan dy gola, fillimisht në minutën e 37 me Chalov dhe në minutën e 42 me Georgi Shchennikov.

Me rezultat  0-2 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Real Madridi tentoi për të shënuar gol por prapë nuk i konkretizoi rastet e krijuara dhe në minutën e 73-të Sigurdsson për rezultatin 0-3.

Pavarësisht fitores, CSKA e Moskës nuk do të luajë më në gara europiane sivjet për shkak se ndeshjet direkte me Viktoria Plzen nuk janë në favor të tyre, kështu që çekët do të vazhdojnë të luajë në Europë në vitin tjetër.

Pavarësisht humbjes turpëruese të Real Madridit, Los Blancos janë kualifikuar si të parët për në fazën e 1/8-es së finales.

 

(Kosova Sot)